Futet në përdorim ilaçi që mund te shpëtojë jetën e pacientëve me kancer

Futet në përdorim “Entrektinib”, një ilaç i ashtuquajtur tumori-agnostik – do të thotë se mund të trajtojë shumë lloje të sëmundjes pavarësisht nga vendndodhja e tyre në trup.

Advertisements

E bërë nga Roche, ajo ndryshon nga trajtimet konvencionale të cilat bazohen në vendin ku ka lindur tumori – siç është në gji apo prostatë. Është ilaçi i dytë i tillë që do t’i jepet drita jeshile pas larotrektibit i cili u aprovua në fillim të këtij viti.

Entrektinib është vendosur të përdoret fillimisht mbi 700 pacientë – të moshës 12 vjeç e sipër të cilët vuajnë nga lloje të rralla të kancerit të quajtura fusions NTRK. Nëse është e suksesshme, kjo mund të hapë rrugën për një epokë të kujdesit të personalizuar të kancerit, duke u dhënë shpresë atyre që kanë mbetur pa mundësi trajtimi.

Advertisements

Ilaçi u aprovua nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit.

Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVendoset e ardhmja e Marash Kumbullës, shqiptari drejt ekipit te madh
Artikulli tjetërSi parashikohet moti për ditën e premte, ja cfarë paralajmërojnë sinoptikanët