Shtëpia me vlerë 250 mijë dollarë shkatërrohet plotësisht nga rrëshqitja e dheut

Një nënë e pesë fëmijëve, ka përjetuar një dramë të vërtetë, pasi shtëpia e saj me një vlerë 250 mijë dollarë, u shkatërrua plotësisht pas një rrëshqitje dheu.

Advertisements

Pamjet e publikuara tregojnë se si shtëpia njëkatëshe në Kent të Britanisë së Madhe, e vendosur buzë një kodrine, u shkatërrua pasi dheu filloi të rrëshqiste. Emma Tullet, e bleu pronën në të cilën ndodhej një shtëpi me dy dhoma gjumi dhe pishinë në oborr, në gusht të vitit 2018, me dëshirën e madhe për të rritur fëmijët në një shtëpizë shumë pranë detit. Sakaq, Emma thotë se tani ka humbur gjithçka. Në një deklaratë për mediat ajo falenderoi banorët e lagjes, të cilët u gjendën parnë saj në momentin që ndodhi ngjarja e trishtë.

“Ne thjesht jemi falenderues që shpëtuam pas asnjë lëndim. Falenderoj të gjithë banorët e lagjes të cilët na u gjendën pranë në këtë situatë të vështirë ”, thotë Emma.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë qeshësh apo të qash?! Foto të dhimbshme, por edhe komike
Artikulli tjetërDoktorët italianë: Koronavirusi është dobësuar, klinikisht nuk ekziston më