Fëmijët, më të fortët kundër koronavirusit? Dalin të dhënat e studimit te ri

Jane cilesuar si mosha me rezistente ndaj koronavirusit, me simptoma te lehte dhe pasoja jo te renda.

Advertisements

Kete e tregon edhe studimi i fundit i bere ne fëmijë evropianë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Sipas studimit, vdekjet tek ta janë jashtëzakonisht të rralla

Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur – dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Advertisements

Simptomat te fëmijët janë përgjithsësisht të buta, ndërsa disa nuk kanë fare.

Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër “Great Ormond Street”, kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve, të moshës tre ditë deri në 18 vjeç, në 25 vende të Evropës.

Ata të gjithë kanë qenë të prekur me Covid-19 gjatë pikut fillestar të pandemisë në muajin prill.

Çereku i tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Fëmijët e studiuar kanë pasur zakonisht temperaturë (65%), infeksion të traktit të sipërm respirator (54%), pneumoni (25%) dhe simptoma gastrointestinale (22%).

Disa nga fëmijët (16%), shumica e të cilëve janë testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me një rast të njohur, nuk kanë pasur fare simptoma.Rel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShenjat që tregojnë se nuk po pini ujë aq sa duhet dhe që nuk duhet ti injoroni
Artikulli tjetërFotoja e Besit në versionin femër është thjesht epike