‘Është shumë i bukur’/ Nuk e ka treguar asnjehere, Olta Gixhari pozon me partnerin, ai i vesh atletet

Olta Gixhari së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar postimet duke treguar barkun e rrumbullakosur apo rutinën e saj. Pak javë më parë kur dha lajmin e ëmbël, aktorja publikoi edhe foton e parë me partnerin. Olta shfaqej në breg të detit duke i dhuruar një pu.thje djalit shqiptar që jeton në Spanjë.

Advertisements

Ajo ka preferuar të mos e tregojë identitetin e tij dhe pak kohë më parë për revistën “Story”, Olta u shpreh se partneri i saj nuk ka aspak dëshirë të bëhet personazh publik. Ajo zbuloi vetëm se ai është shumë i bukur, por i u.rren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit.

Megjithatë sot Olta ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një foto me partnerin. Ai e ka ndihmuar të veshë atletet pasi barku i rritur tashmë nuk e lejon të ulet. “Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta.

Advertisements

Aktorja ka treguar se ata janë njohur për Krishtlindje dhe pu.thjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas duke qenë se ajo nuk besonte tek lidhjet në distancë.

“Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë pu.thjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi pu.thja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë.

Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, tha Olta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSa ditë duhen për zbulimin e tradhtisë në çift? Flet detektivja private
Artikulli tjetërShifrat të frikshme, raportohen 4 raste të reja në Durrës në 24 orët e fundit