Elbasan/ Një punonjës policie i sallës operacionale pozitiv me Covid-19

Një polic i Drejtorisë Rajonale të Elbasanit rezultoi pozitiv me Covid-19.

Advertisements

Punonjësi i sallës operacionale në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, mësohet se ka rezultuar pozitiv pas testit që i është bërë në 24 orët e fundit.

I infektuari është një 40-vjeçar, ndërsa numri i të prekurve gjatë ditëve të fundit mbetet problematik.

Advertisements

Janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 66 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 788 numrin total të të prekurve që prej fillimit të pandemisë në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime, të dyshuar me Covid19, ose rreth 50 tamponë më pak se një ditë më parë.

Edhe pse është ulur numri i testimeve, sot kemi 16 raste më shumë krahasuar me një ditë më parë, çka e bën situatën shqetësuese dhe nëse ajo vazhdon, qeveria ka paralajmëruar se mund të kemi një izolim të dytë.

Sot është shënuar edhe dita e tretë radhazi që ka pasur viktima si pasojë e Covid-19. Ka shkuar në 39 numri në total i viktimave nga koronaviruesi, sipas të dhënave zyrtare

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKot që lodheni dhe mundoheni, këto janë 4 shenjat e horoskopit që do u buzëqeshë fati deri në fund të 2020-ës
Artikulli tjetërRezultoi pozitiv me koronavirus, Florian Binaj tregon për gjendjen e tij shëndetësore