Ekspertët japin alarmin: Ju që përdorni Android, fshijeni urgjent këtë aplikacion!

Nga Samsung në Google, telefonat inteligjentë Android janë disa nga pajisjet më të njohura të dorës në të gjithë botën.

Advertisements

Por nëse keni një smartphone Android,do të duheti të rivlerësoni cilat aplikacione keni instaluar në pajisjen tuaj.

Ekspertët nga VPNPro, kanë paralajmëruar përdoruesit në lidhje me një program popullor për redaktimin e videove që përmban spiunë të rrezikshëm.

Advertisements

Aplikacioni, i quajtur VivaVideo, tashmë është shkarkuar të paktën 100 milion herë në Dyqanin Google Play.

Jan Youngren, një studiues në VPNPro, shpjegoi:

Ky aplikacion për redaktimin e videove kërkon një mori të lejeve të rrezikshme, përfshirë aftësinë për të lexuar dhe shkruar skedarë në disqet e jashtme, plus vendndodhjen specifike GPS të përdoruesit.

Në total, studiuesit zbuluan se VivaVideo kërkon gjashtë leje të rrezikshme, përfshirë leximin e gjendjes së telefonit, GPS, video dhe audio.

Bazuar në gjetjet, studiuesit po u kërkojnë përdoruesve të fshijnë sa më shpejt aplikacionin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Po të zgjodhëm kryeministër do na kthesh lekët?’, Tregtarja vë në siklet Bashën
Artikulli tjetërMomente frike për publicistin e njohur italian në bregdetin shqiptar, zhduket mes dallgëve në Palasë