E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e Interit

Ish-futbollisti i Interit Mario Korso është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Advertisements

“Me këmbën e tij të majtë, ai simbolizoi një epokë të futbollit me Interin. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë moment të vështirë”, shkruhet në faqen e Interit.

Ish-anësori i majtë i Interit luajti për zikaltërit për 16 vite duke zhvilluar në total 509 ndeshje. Ai ishte pjesë e skuadrës legjendare të Interit, e cila drejtohej në vitet ’60 nga Helenio Herrera (Grande Inter) duke fituar 4 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve.

Advertisements

Korso mori nofkën “Këmba e majtë e Zotit” për fuqinë dhe saktësinë e goditjeve me këmbën e majtë.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Shpërthen’ përsëri në Krujë, 5 raste të reja në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në një familje! Vjehrri tenton të vr asë dhëndrin