E rëndë! Edukatorja e Çerdhes në Tiranë infektohet nga koronavirusi. Ja si u zbulua rasti

Një edukatore e një Çerdheje në Tiranë është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Advertisements

Bëhet fjalë për Çerdhen numër 11 në Tiranë, në zonën e Laprakës. Mësohet se edukatorja ka shfaqur simptomat e COVID-19. Sipas burimeve pranë Bashkisë së Tiranës, “në datën 12 Qershor, ditën e premte, në momentin e paraqitjes në punë, është konstatuar me temperaturë”.

Burime pranë Bashkisë pohojnë se “Edukatores i është matur temperatura në hyrjen e Çerdhes ku është konstatuar se kishte temperaturë të lartë. Kjo punonjëse nuk është pranuar në ambientet e punës dhe është karantinuar në banesën e saj, duke mos krijuar kontakt me fëmijët apo me stafin e çerdhes. Pas raportimit të rastit është bërë dhe tamponi, që është konfirmuar pozitiv”.

Advertisements

Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTuneli i Llogorasë/ “Për 7 minuta nga Dukati në Palasë”
Artikulli tjetërPas lidhjes me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj i futet seriozisht biznesit, do ‘vini duart në kokë’ nga ajo që do lexoni këtu(DOKUMENTET)