Deputeti Halit Valteri e cilësoi si të paprecedent faktin që mbledhja e seancës plenare të Kuvendit u shty me një orë për shkak të mbledhjes së grupit të PS-së.
Advertisements
“Është e paprecedent, ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën…Një orë të dhu nohet ky parlament se ka mbledhje PS-ja nuk kanë faj shqiptarët. Mos përsëritet më”, kërkoi ai.
Gramoz Ruçi pranoi situatën dhe premtoi se nuk do të përsëritet më. “Vërejtja është e drejtë, nuk do të përsëritet më. Çdo grup ka të drejtë të ndërpresë seancën deri në një orë”, tha kryetari i Kuvendit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!