Studiuesit izraelitë të Universitetit Technion në Haifa së fundmi kanë deklaruar se kanë shpikur njw maskë që mund të zhduk koronavirusin.
Advertisements
Sipas tyre kjo do të ndodh nëpërmjet nxehtësisë ku kjo nxëhtësi do të vij nëpërmjet një karikuse telefoni. Studiuesit thonë se procesi zgjat vetëm 30 minuta ndërjohë kanë shtuar se maska nuk duhet të vendoset gjatë kohës që ajo po karikohet.
“Procesi i dezinfektimit zgjat rreth 30 minuta dhe përdoruesit nuk duhet ta veshin maskën ndërkohë që po karikohet,” tha profesori Yair Ein-Eli, i cili drejtoi ekipin hulumtues.
Advertisements
Maska
Maska e re ka një port USB që lidhet me një burim energjie siç është një karikues standard i celularit që nxeh shtresat e brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë Celsius (158 gradë Fahrenheit), një nxehtësi mjaft e lartë për të vrarë viruse.
Ein-Eli tha se maskat e disponueshme, në kërkesë të lartë globalisht gjatë krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, nuk ishin shumë ekonomike për një pjesë të madhe të popullsisë.
Sipas tyre maska do të kushtojë vetëm 1$, duke konkuruar kështu edhe maskat e thjeshta të fytyrës.
Burimi:Ruters
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!