Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në “Byro Politike” ka folur për ekonominë shqiptare pas pandemisë. Në fjalën e tij, Bushati ka folur edhe për marrjen e Eurobondit, duke u shprehur se shteti shqiptar ka treguar që është një partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare.
Advertisements
Madje Bushati shkoi deri aty saqë krahasoi qeverisjen e vendit tonë me atë të Italisë dhe të Gjermanisë. Sipas tij, për shkak të qeverisjes së mirë nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria është shumëfish para dy vendeve të tjera.
“Nga pandemia ne jemi vendi që ka pasur më pak tra gjedi në Europë. Ne jemi shtet dhe kemi përgjegjësi. Nuk jemi thjesht kompani, kemi detyrë të shpëtojmë qytetarët dhe të shpëtojë ekonomia. Unë di këtë që sot Shqipëria ka performancë, prej qeverisjes 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia”, u shpreh Bushati.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!