“E kanë mendjen tek buzëkuqi e minifundet”, mësuesja i bën publikisht pyetjen deputetes Mimi Kodheli

Deklarata e pak ditëve më parë, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, e deputetes Mimi Kokdheli ka bërë bujë duke sjellë reagime të shumta, kur tha se mësueset shqiptare e kanë mendjen tek minifundet dhe buzëkuqet.

Advertisements

Duke folur për rastin skandaloz të abuzimit seksual ndaj një 15-vjeçareje prej rojes së shkollës ku ajo mësonte, Kodheli reagoi ashpër ndaj mësuesve duke thënë se:

“Sot zyshat tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lyesh edhe flokët, edhe sy, edhe buzë, edhe vetulla, edhe thonj, edhe fund edhe minifund…”

Advertisements

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, mësuesja Alketa Ipeku ngriti pyetjen se “përse mësuesit nuk kanë të drejtë për t’u kujdesur për veten, duke theksuar “po vetë deputetja a nuk e gjen kohë për t’u kujdesur për veten e saj”.

“Në kohën që mësuesi pasdite është i lirë, por jo vetëm se ka dhe angazhimet e punës, për ditarin sic thotë zonja, në mënyrë kategorike pse s’duhet ta gjejë kohën një mësues për tu kujdesur për veten? Mësuesi nëse shkel kodin e eetikës në kohën që është në orarin e punës, gjatë mësimit, fyen nxënësit apo dicka tjetër, me funde të shkurtra, se s’dua ta etiketoj minifunde se është jashtë logjike, atëherë pse nuk duhet ta gjejë veten. A e gjen zonja Kodheli? A e gjejnë deputetet veten e tyre? A e gjejnë institucionet e tjera kohën për veten e tyre, për tu rregulluar, për tu krehur për të bërë manikyr, pedikyr? Mos harrojmë se mësuesit janë buxhetorë pjesa më e madhe”, tha mësuesja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk mund ta dish atë që nuk e provon”/ Ditari prekës i gazetares
Artikulli tjetërI mori jetën për 3 sekonda/ Identifikohet vr asësi i Hekuran Billës, ngjarja e Londrës me të vëllain (EMRI)