E çoi në Gjermani dhe do shfrytëzonte si pro*titutë partneren dhe vajzën e saj të mitur, kapet 37-vjeçari nga Shkodra

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili ka tentuar të shfrytëzojë për prost itucion ndërmjet mashtrimit, dhu nës fizike e psikologjike, bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunetori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Advertisements

Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhu në fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për pros titucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për pros titucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prosti tucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk pritej/ Lejohen 5 mijë tifozë, qeveria pranon hapjen e stadiumeve për dy ndeshjet e rëndësishme
Artikulli tjetërNora në qëndër të vëmëndjes, shfaqet me të bre ndshme gjatë xhirimeve (FOTO)