Dyfishohen kapacitetet e reanimacionit në spitalin e Elbasanit, Manastirliu: Fuqizojmë terapitë intensive

“Dyfishojmë kapacitetet e terapisë intensive në spitalin e Elbasanit dhe forcojmë rrjetin e reanimacioneve në spitalet rajonale jo vetëm për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19 por edhe për përballimin e patologjive të tjera në spitale”- deklarata u bë nga ministrja Manastirliu nga spitali rajonal i Elbasanit, ku u dorëzuan pajisjet e reja jetëshpëtuese për shërbimin e reanimacionit.

Advertisements

“Të gjithë pajisjet që sot po dorëzohen në spitalin e Elbasanit jo vetëm fuqizojnë terapinë intensive por edhe dyfishojnë flotën e pajisjeve të cilët ekzistonin më parë, por tani është një arsye më shumë që të trajtohen më shumë pacientë, duke shmangur ecejaket në Tiranë dhe për të mundësuar që të marrin trajtim afër vendbanimit. Ky është një synim afatgjatë i gjithë investimeve që ne kemi bërë në sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon puna për të rritur kapacitetet e testimit dhe ato diagnostike në këtë situatë të përballjes me COVID-19.

Advertisements

“Fuqizimi i shërbimit të terapisë intensive është një objektiv të cilin ne po e bëjmë realitet. Jo vetëm në këtë moment ku po përballemi me virusin e rrezikshëm Sars-Cov2 dhe ku të gjitha forcat janë mobilizuar për t’u përballur dhe për t’iu përgjigjur këtij virusi të rrezikshëm, qoftë për nga pikëpamja diagnostike me fuqizimin dhe rritjen e vazhdueshme të testimeve, edhe nëpërmjet fuqizimit të spitaleve tona, siç është Spitali Universitar “Nënë Tereza”, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu edhe spitalet rajonale”, tha Manastirliu.

Duke siguruar marrjen e masave për mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor, Manastirliu kërkoi vigjilencë të shtuar në këtë situatë dhe vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për përballimin jo vetëm të COVID19 por edhe të patologjive të tjera.

“Faleminderit për gjithë punën e mirë dhe në kushtet e pandemisë, pasi ju keni pasur shumë më shumë ngarkesë dhe për një periudhë kohe keni mbajtur edhe ngarkesën e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ja keni dalë me sukses. Ju siguroj se do të vijojmë t’ju japim mbështetje maksimale edhe përgjatë kësaj periudhe të fazës së dytë të rihapjes, e cila shoqërohet edhe me sfidat e veta, në rradhë të parë për të vijuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë shumë të rëndësishme, protokollet e sigurisë në spitale në mënyrë që të mos kemi përhapje të rasteve të COVID, pra të kemi mundësi që me zbatimin e protokolleve të parandalojmë, por edhe të ruajmë stafet tona mjekësore duke siguruar siç kemi bërë deri më sot por edhe në vijim të gjithë stokun e nevojshëm të materialeve të mbrojtjes personale, për të gjithë personelin tonë shëndetësor”, tha Ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit në spitalin e Elbasanit.

Me financimin e qeverisë shqiptare si dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, njësitë e terapisë intensive po fuqizohen jo vetëm në spitalet universitare në Tiranë por edhe në spitalet rajonale, me aparatura të teknologjisë së lartë për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRusi, rastet me COVID-19 shkojnë mbi 600.000
Artikulli tjetërA mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi? Pse ‘pasaporta e imunitetit’ është e rrezikshme…