“Do jem beqar i përjetshëm”, gazetari i njohur shqiptar deklaron se nuk do të martohet

Së fundmi, gazetari i njohur shqiptar, Ervin Kurti, ka bërë një deklaratë të papritur teksa në rubrikën “Trotuar” të “E diell” po diskutohej mbi martesat.

Advertisements

Në fjalën e tij, Ervini ka deklaruar se do të jetë një beqar i përjetshëm sepse dëshiron të jetë person i lirë dhe nuk ka qejf t’i japë askujt llogari për veprimet që bën.

“Nuk ka shanse që unë të martohem. Nuk më pëlqen të martohem. Unë do jem një beqar i përjetshëm…me një lidhje, por që dua të jem i lirë. Të shkoj, të bëj çfarë të dua pa dhënë llogari”, u shpreh Ervini ndërsa Nevina e pyeti nëse do e pranonte dikush me këto kushte. “Po do e gjej unë. Nëse s’do e gjej në Shqipëri, do e gjej jashtë”, u përgjigj Ervini.

Advertisements

“Dua një marrëdhënie liberale, mos të kem detyrim fejesë, martesë, këto qokat se nuk i kam qejf te vetja. Dua të jem sa më i lirë, sa më i pavarur”, shtoi gazetari.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku shqiptar në Britani: Kundër Covid po testohet vaksina e Ebolas
Artikulli tjetërFundi i botës po troket! Teoricieni bën llogaritë e reja sipas parashikimit të kalendarit Maya-n