Kapërcejnë sërish shifrat e të prekurve me Covid 19 në vendin tonë.
Advertisements
Ditën e djeshme kishim 33 raste por sot ky numër është rritur ndjeshëm me plot 50 të infektuar të tjerë.
I rëndë është edhe bilanci i shtrimeve gjë që ka shkaktuar frikën e një mbylljeje të dytë në rast se vazhdohet me këtë ritëm dhe kalojmë kapacitetin prej 400 shtretërish në spitale.
Advertisements
Pritet që pas pak, ministria e Shëndetësisë të dalë me deklaratën e përditshme dhe detajet e 24 orëve të fundit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!