Oda e Mjekëve të Kosoëvs ka reaguar pas një interviste të Hetem Ramadanit, derisa kanë kërkuar që i njëjti të ndiqet penalisht.
Advertisements
Përmes një reagimi, nga OMK kanë thënë se janë vënë në dijeni për deklarimet e Hetem Ramadanit në një emision televiziv lidhur me temën e vaksinimit, në të cilën ai deklaroi se “Mjekët janë një ndër vrasësit më të mëdhenjtë në botë për shkak të gabimeve, për shkak të mosdijes, për shkak të interesave që janë në agjentë të farmacisë”.
Deklarimet e tilla, OMK i konsideron se janë akuza të rënda ndaj mjekëve si profesionist shëndetësor, e që kanë për qëllim stigmatizimin dhe në shënjestrim e figurës së mjekut në shoqëri.
Advertisements
“Oda e Mjekëve përmes këtij reagimi dënon ashpër një deklaratë të tillë e cila paraqet akuzë të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit mjekësor. Për veprime që përbëjnë krime të rënda siç është privimi i njerëzve nga jeta. Pasoja esenciale e deklarimeve të tilla është paragjykimi ndaj profilit të mjekut, duke ndikuar në repartin mes të mjekut dhe pacientit, përmes të cenimit të besueshmërisë së prezumuar. Gjithashtu, duke qenë të vetëdijshëm se kohëve të fundit jemi përballur me pandeminë Covid-19 dhe kontributin e madh të mjekëve në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe mbrojtjen e jetës njerëzore, OMK nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti dhe integriteti profesional i mjekut, i cili si profesionist shëndetësor kujdeset për jetën e qytetarëve duke i rrezikuar jetërat e tyre në angazhimin e luftimit të situatave të tilla të cilat rëndojnë shëndetin e qytetarëve të vendit tonë.
Pohimet e tilla përbëjnë elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, e sakonksounuar me Kodin Penal të Kosovës. Ne konsiderojmë se organet ligj-zbatuese duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar çfarëdo paragjykimi dhe shkaktim të pasojave të \kundërligjshme përfshirë ato që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit”, thuhet në reagimin e OMK-së”, thuhet në reagim./GazetaExpress/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!