Deri më tani mund t’i keni veshur gabim reçipetat

Mos u çudisni nëse në këtë artikull do të zbuloni se gjithë jetën tuaj i keni veshur reçipetat gabim.

Advertisements

Nëse asnjëherë nuk jeni ndjerë rehat me to, nëse gjithmonë keni dashur t’i hiqni dhe të mos i vishni më kurrë na lini t’ju shpjegojmë si qëndron puna.

Në fakt, reçipetat janë bërë për të qenë të rehatshme dhe e gjithë “magjia” e tyre qëndron në mënyrën e saktë të veshjes. Para pak kohësh një markë e njohur të brendshmesh filloi të shiste reçipeta me manual. Për t’i mësuar vajzave dhe grave mënyrën e duhur të të veshurit.

Advertisements

Si fillim duhet që reçipetat t’i puthisni mirë poshtë gjoksit dhe të siguroheni që nuk keni lënë asgjë jashtë. Një palë të mira dhe në masën e duhur të ofrojnë që në atë moment mbështetje.

Më pas duhet që pa vendosur ende rripat mbi supe t’i mbërtheni. Nuk duhen shtrënguar shumë fort, pasi mund të krijojnë shtypje të gjoksit dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme.

Në fund vendosni rripat dhe ngushtojini. Nuk është e nevojshme t’i lini të dy rripat në të njëjtën gjatësi, pasi supet tuaja mund të mos kenë të njëjtën lartësi. Gjithashtu mundohuni të mos i shtëngoni shumë rripat për të ngritur gjoksin, pasi kjo nuk është aspak e shëndetshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArtan Hoxha paralajmeron: Bota e kri mit po reformohet, ja kush po e merr drejtimin e bandave
Artikulli tjetër50 raste të reja në vend/ Lezhë, infektohet bashkëshortja e një gardiani burgu me profesion parukiere