Deklarata e fortë e Thaçit për Luginën e Preshevës ‘tërbon’ serbët, reagon Brnabiç

Deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci do t’i bashkohet Kosovës ka “tërbuar” liderët serbë.

Advertisements

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar pas deklaratës së Thaçit, duke thënë se kjo nuk do të bëhet asnjëherë realitet.

”Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të Republikës së Kosovës. Jam entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoc t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar teritori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”, deklaroi Thaçi në një emision.

Advertisements

E nervozuar, Bërnabiq shprehet se Thaçi mund të ketë pretendime edhe ndaj Brukselit e Budapestit, por se një gjë e tillë sipas saj nuk mund të ndodhë.

Kjo nuk është hera e parë që deklaratat e presidentit Thaçi shkaktojnë nervozizëm tek liderët serbë. Tema e njëjtë kishte ngjallur muaj më parë edhe reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ministrit të jashtëm Ivica Daçiq dhe qeverisë serbe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Akuzohet se përdh*noi të miturën, merret vendimi per efektivin Izmir Duraku
Artikulli tjetërKoronavirusi, OBSH del me tjetër këshillë per maskat