CoVid-19/ Tjetër mbështetje për Shqipërinë, Manastirliu-Soreca: Forcohen kapacitetet spitalore

“Do të garantojmë terapitë e mjekimit për COVID19 dhe do të rrisim kapacitetet e terapive intensive edhe në spitalet rajonale”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të pjesës së tretë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Advertisements

Duke falenderuar vendet e Bashkimit Europian për mbështetjen, Manastirliu u shpreh se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të patur përgjigjen e duhur ndaj situatës, duke ruajtur në çdo moment gatishmërinë.

“Ne jemi duke punuar fort për të ndërtuar një plan dhe për të patur përgjigjie sa më të mirë ndaj çdo të papriture që mund të na vijë nga Covid19, nga ky virus që të vetmen gjë që i njohim është paparishikueshmëria. Jemi duke fuqizuar në vazhdimësi kapacitetet tona testuese, kapacitetet tona në njësitë e terapisë intensive në spitale. Kemi rritur numrin e shtretërve në funksion të përballimit të rasteve që mund të shtohen, siç është spitali i ri me 100 shtretër kapacitet. Gjithashtu edhe një prej spitaleve në QSUT që është përshtatur për t’iu përgjigjur rasteve nëse do të kemi fluks të shtuar”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Advertisements

Duke folur për situatën në spitale, Manastirliu tha se do të vijojë të sigurohen mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore si dhe terapitë e mjekimit për pacientët.

“Sot çdo mjek, çdo infermier, çdo punonjës i shëndetësisë ka të gjithë materialet e mbrojtjes personale për të qenë sa më i mbrojtur në përballje me Covid19. Nga ana tjetër edhe terapitë e mjekimit nuk mungojnë. Jemi duke bërë përpjekje maksimale që të vijojmë me të njëjtin ritëm. Por është e nevojshme që të kemi bashkëpunimin e të gjithëve”, tha Manastirliu.

Ndihma që Bashkimi Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Shqipërinë, i shtohet përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe për t’iu përgjigjur kësaj epidemie.

“Ky zinxhir solidariteti i krijuar me të gjithë vendet të cilat kanë qenë gjithmonë krah nesh, jo vetëm në këtë luftë, por përgjatë gjithë përpjekjeve të Shqipërisë, është sigurisht një motiv më shumë për t’u përmirësuar dhe për të vijuar këtë luftë dhe këtë përpjekje në funksion të shëndetit publik, në funksion të shëndetit të qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë jo vetëm në këtë situatë por edhe në aspiratën për të qenë pjesë e familjes europiane.

“Është hera e tretë që ne bëhemi së bashku për të sjellë një pjesë tjetër të asaj ndihme që Bashkimi Europian ka akorduar dhe po e bën realitet për Shqipërinë. Bëhet fjalë për 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë në këtë luftë, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma. Më duhet t’ju them që këto janë disa nga pajisjet më të mira që ekzistojnë në treg dhe që janë blerë për t’u sjellë në Shqipëri, kjo për të ndihmuar Shqipërinë, sistemin shëndetësor por në veçanti ata që janë në vijën e parë, mjekët, infermierët sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë luftë, kjo luftë nuk ka marrë fund ende”, tha Soreca.

Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerr fund pritja! Jonida Vokshi sjell në jetë foshnjen, partneri bën urimin emocionues
Artikulli tjetërShtohen të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive në Itali