COVID-19 në Prishtinë: Rreth 100 persona do të testohen sot, në mesin e tyre 20 fëmijë

110 banorë të komunës së Prishtinës janë konfirmuar deri më tani me virusin COVID-19. Nga ta janë shëruar 73 dhe kanë vdekur 2 persona, derisa 35 janë ende duke u përballur me koronavirusin. Sot do të testohen rreth 100 persona, raporton Gazeta Express

Advertisements

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha për Express se në mesin e personave që do të testohen janë edhe 20 fëmijë të çerdheve të Prishtinës dhe 9 punonjës të çerdheve.

“Sot do të testohen rreth 100 persona. Në mesin e tyre janë edhe 20 fëmijë të çerdheve dhe 9 punonjës”, ka deklaruar Gashi.

Advertisements

Ai shtoi se po priten rezultatet e testimeve të dyta për personat që mund të jenë shëruar nga koronavirusi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRita Ora poston videot e fëmijërisë: “Jam paragjykuar shumë si refugjate”
Artikulli tjetërNë Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta