Covid-19/ E rëndë, vd es foshnja 13-ditëshe

Një bebe e shëndetshme 13 ditëshe është viktima më e re e Covid-19 në Britaninë e Madhe. Lajmin e dhanë krerët vendas të shëndetësisë të cilët njoftuan se bilanci i jetëve të humbura nga koronavirusi në vend u shtua me 69 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.

Advertisements

Foshnja nuk dihet të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, ndaj rasti i saj ka shkaktuar tro nditje në vend. Nuk dihet ende me siguri sesi u infektua fëmija. 19 rajone të Anglisë kanë regjistruar nivele dy herë më të larta vdekjesh sesa normalja gjatë krizës së Covid 19.

Londra është qyteti i goditur më rëndë. Pavarësisht situatës së krijuar, një prej psikologëve më të rëndësishëm në vend, thotë se nuk duhet fajësuar publiku për përhapjen e sëmundjes.

Advertisements

Sipas profesorit John Drury, pjesëtar i grupit keshillues shkencor të qeverisë për situatat e emergjencës, të dhënat tregojnë se në kohë të tilla, më shumë sesa panik apo egoizëm, njerëzit kanë tendencën të tregojnë solidaritet e të jenë bashkëpunues. Mbretëria e Bashkuar shënon deri tani më shumë se 42.200 vde kje nga koronavirusi, ndërsa infektimet kapërcyen shifrën 300.000.gazetashqip

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pabesueshme! Studiuesit izrael shpikin maskën që mund të vr as Covid-19, me karikues telefoni dhe …
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Dy aksidente në të njëjtën orë në Tiranë, çiklisti transportohet me urgjencë në spital