Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor po përballet me problem serioz me personat të cilët nuk dëshirojnë t’i pranojnë vendimet për vetizolim, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke cekur se po mendohet edhe për formë alternative juridike se si të ndahen këto vendime, ndërsa një nga opcionet është të publikohet lista e personave të cilët duhet të jenë në vetëizolim.
Advertisements
“Po mendohet edhe për formë alternative juridike si të ndahen këto vendime. Një nga opsionet është, dhe atë në kohë shumë të shkurtë do ta ndriçojmë, të publikohet, sipas ligjit për procedurë administrative, dhe listë të personave të cilët duhet të jenë në vetizolim, për shkak se me të vërtetë po humbet shumë kohë dhe po rrezikohet shëndeti publik nga ana e personave të cilët nuk dëshirojnë të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe me ISHSSH”, theksoi Filipçe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements