Çfarë thoshte Rama në 2013-ën dhe si ka ndryshuar në 7 vite qeverisje! A do e votonit përsëri?

Kryeministri Edi Rama njihet ndryshe si kryeministri i zgjedhur me ‘1 milion shuplaka’ në 2013-ën.

Advertisements

Kjo pasi, më shumë sesa vota për të, ato ishin vota kundër Berishës i cili hynte në ato zgjedhje me dy skandale e krime të mëdha, siç ishin Gërdeci dhe 21 janari.

Shumëkush i kishte sytë pikërisht te avangardi, largpamësi dhe artisti Edi Rama i cili vinte me një përvojë të gjatë qeverisjeje lokale si kryetar i Bashkisë së Tiranës, e ku për hir të së vërtetës bëri një sërë punësh të mira, siç ishte zhdukja e kioskave e transformimi i Lanës.

Advertisements

Mirëpo, nga 2013-a kur erdhi në pushtet dhe sot kur ngadalë po lëmë pas edhe vitin 2020, në 7 vite qeverisje, Rama si kryeministër ka ndryshuar rrënjësisht.

Le t’i kthehemi edhe njëherë spotit të famshëm të fushatës elektorale në vitin 2013, spot i cili ia doli të mbërrijë te votuesit, për vetë “fjalët e zemrës” që Rama thoshte e mbi të gjitha për premtimet e mëdha.

“Ne këta muaj ju keni dëgjuar premtime, fjalime, sllogane. Tani do t’ju them vetëm dy fjalë zemre, sepse në 23 qershor ju nuk do të zgjidhni mes dikujt dhe dikujt. Por, mes rrënimit të mëtejshëm dhe një rilindjeje për të gjithë bashkë, mes papunësisë që është ulur këmbëkryq dhe mundësisë për 300 mijë vende të reja pune, mes taksës së sheshtë qe po i mbyt të gjithë dhe taksimit të ndershëm që do të lehtësojë 95% të shqiptarëve, mes shërbimeve që merren kudo sipas xhepit dhe shërbimeve që do të jepen vetëm sipas nevojës. Mes fshatit të braktisur në fatin e vet dhe fshatit që do të rilindë duke prodhuar ushqim për të gjithë. Mes një Shqipërie ku krimi ka marrë kot duke dalë jashtë kontrollit dhe duke kërcënuar sigurinë e të gjithëve dhe një Shqipërie ku ne brenda 300 ditëve do të vendosim rendin dhe sigurinë”, shprehej Rama këtu e 7 vite më parë.

Por sot, kur ai ka patur gjithë kohën e mundshme për t’i realizuar të gjitha këto, dhe kur po tenton një mandat të tretë në zgjedhjet e 2021-shit, ngrihet një pyetje thelbësore: A i ka mbajtur premtimet kryeministri dhe a do i besonit sërish votën?

Këto përgjigje do i japin më së miri qytetarët në kutitë e votimit por ne një gjë mund ta themi me siguri.

Rama ka ndryshuar shumë. Së paku, qetësia me të cilën shfaqet në këtë spot, nuk lexohet më asgjëkundi nëpër daljet e tij.

Sigurisht, dukshëm ka qenë më i ri dhe këto vite qeverisje e kanë plakur jo pak.

Kur erdhi në pushtet, Rama tha se donte të futej në historinë e Shqipërisë dhe e sigurtë që do ia dalë, por për mirë a për keq, këtë do e ‘vulosë’ vetë koha. /newsbomb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’ka rrena këtu”, Rama takim me pronarin dhe Eri kamarierin(Video)
Artikulli tjetër“Vendi në rrezik nga një vale e dytë e infeksioneve”- Gjermania merr vendimin drastik