“Boll ma, shikoni çanta dhe pushimet e luksit”, mësuesja Shkreli i kthehet keq Kodhelit pas deklaratës për minifundet: Mbushni xhepat sa herë ju jepet mundësia

Ndër rreshta, Shkreli shton se deputetet të flasin me emra konkretë dhe të zgjidhin situatën me mësueset që e kanë vërtet mendjen tek minifundi dhe tek buzëkuqi e jo të përgjithësojnë gjërat.
TIRANË– Një mësuese i është përgjigjur deklaratës së Mimi Kodhelit, e cila një dita më parë u shpreh se mësueset e kanë mendjen tek buzëkuqi dhe tek minifundi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, mësuesja Eliona Shkreli shkruan se duhet bdakuar së bëri deklarata në mënyrë përgjithësuese.

Advertisements

Ndër rreshta, Shkreli shton se deputetet të flasin me emra konkretë dhe të zgjidhin situatën me mësueset që e kanë vërtet mendjen tek minifundi dhe tek buzëkuqi e jo të përgjithësojnë gjërat.

“Boll maaaa. Tju vije turp per deklaratat qe beni per mesuesit. Mos pergjithesoni, flisni me emra konkrete, shkarkoni nga detyra por boll ma. Cdokush sot I jep te drejte vetes te denigroje figuren e mesuesit, po e perdhunoni, po e ulni aty ku nuk ka me! Po ju zonjat e parlamentit, ca beni aty, ku e keni mendjen Ju, tek mbarevajtja e popullit. Joooo, juve nuk keni me ndjeshmeri per dhu nen qe ushtrohet ndaj femrave, per p erdh unimet e minoreneve e sa e sa probleme sociale me te cilat perballen femrat sot. Ku e keni mendjen Ju, Jo te buzekuqi sigurisht, se eshte gjeja me e lire per Ju, e keni mendjen te çantat e veshjet e luksit, tek pushimet e luksit, tek mbushja e xhepave sa here Ju bie fati, dhe kur kritikoheni se nuk coni te pakten as zerin per skandalet e perditshme, cfare beni Ju? I leshoheni si kucedra kujtdo vecse te largoni pergjegjesine Tuaj direkte ne gjithcka qe po ndodh ne Shqiperi Turp per Ju. Fajin gjejeni tek vetja, jo tek te gjithe mesuesit. Mesuesit jane nder, intelekt, dije, arsimim, kulture! Ne pandemi, se bashku me mjeket ishin edhe mesuesit heronjte e asaj qe Ju quani lufte, ishin aty per te mesuar te gjithe femijet Tuaj, te njerezve Tuaj, te te afermve dhe miqve Tuaj! Tju vije turp, Juve qe keni shkaterruar arsimin me tekste skandaloze e me gjithcka tjeter, me uljen e figures se mesuesit ne sy te prinderve e nxenesve, me talljet qe I beni me paga e shperblime Boll ma’ se fajin nuk jua kane mesuesit, fajin e keni Ju dhe vetem Ju,”- shkruan mësuesja Shkreli.

Advertisements

Një ditë më parë, deputetja Kodheli dhe koleget e saj ashpërsuan tonet teksa floën për abuzimin e 15-vjeçares në Kamëz. Kodheli tha se mësueset, në vend që të mendojnë për nxënësit e të kujdesen për to, e kanë mendjen tek minifundet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Makina përplas 34-vjeçaren në Tiranë, dërgohet me urgjencë të Trauma
Artikulli tjetërPritjes së ëmbël i vjen fundi/ Klea Huta bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin domethënës të djalit (FOTO)