Blendi Gonxhja ‘mburret’ për takimin me Enver Hoxhën, shpêrthen gazetari: Të na rrojnë komunistët dhe këlyshët e tyre!

Drejtori i Transporteve Blendi Gonxhja në profilin e tij në Facebook ka postuar një video të limuzinës së personalizuar të ish-diktatorit Enver Hoxha, një “Mercedes Benz”, prodhim i vitit 1966.

Advertisements

Krah videos së postuar, Gonxhja ka treguar edhe historinë kur në Gjirokastër në vitin 1978 i ka dalë para ish-diktatorit Hoxha me 2 vizatime, të cilat Enver Hoxha i ka pëlqyer.

Vizatimet ishin pikërisht kjo limuzinë dhe Qenal Stafa, por kjo histori e treguar nga Gonxhja ka revoltuar gazetarin Flamur Vezaj.

Advertisements

Vezaj shkruan se drejtori i Transporteve poston i eksituar që diktatori ia ka bërë qejfin, ndërsa shprehet se Gonxhja këtë gëzim e shfaq edhe sot pas 42 vitesh.

“E njihni kete??? Eshte Blendi Gonxhja, zv/kryetari i Bashkise se Tiranes! Ja çfare poston ne profilin e tij i eksituar qe diktatorit ia paska bere qejfin! Tregon me krenari qe e ka takuar diktatorin dhe qe ia paska pelqyer vizatimet e tij! Kete gezim e shfaq edhe sot pas 42 vitesh! Ja te na rrojne komunistet dhe kelyshet e tyre, sidomos ne pushtet”, shkruan gazetari Vezaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit, ja si pritet te jenë temperaturat sot
Artikulli tjetërVajza e Niko Peleshit i kthehet keq Shahinit: Mos na trajto si qenie eksperimentale, jemi maturantë(Foto)