Berat/ 5 subjekte gjobiten me nga 1 milion lekë gjobë

5 subjekte gurore në Berat janë gjobitur nga IKMT pasi kanë pasur mungesë dokumentacioni.

Advertisements

Subjektet janë dënuar me nga 1 milion lekë gjobë.

Njoftimi:

Advertisements

Operacion kundër krimeve mjedisore në Berat

Berat – Gjobiten 5 subjekte

IKMT ka ushtruar kontroll në guroret në zonën e Beratit dhe në Urën Vajgurore.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua mungesë dokumentacioni gjatë ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit dhe përpunimit të gurit, në 5 subjekte.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT mori masë administrative me gjobë 1 milion lekë secili, për shkeljet e kryera.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

#mbromjedisin

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak15 kushtet për nisjen formale të negociatave, Rama: Këto që kapen pas numrit do mbeten në opozitë
Artikulli tjetërF-18 e F-35 të pamjaftueshëm; Senati SHBA nxit marinën të krijojë gjuajtësin e gjeneratës së gjashtë