12 punonjës të Postës në Kosovë janë prekur nga COVID-19. Sipas kreut të Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti dhjetëra punëtorë të tjerë janë në ankth dhe presion në pritje të rezultateve.
Advertisements
Sipas Hotit në asnjë zyrë në drejtorinë e Postës nuk janë respektuar rekomandimet për distancë fizike.
“Nga e premtja po perballemi me gjendjen ma te rende ne historine e Postes se Kosoves.Infektimi i nje numri kaq te madh te punetorve e faktkeqesisht edhe anetare te familjeve te tyre na ka shokuar.
Advertisements
Dhjetra të tjere jane ne ankth e presion psiqik ne pritje te rezultateve e u be nje jave nga konfirmimi i rastit te parë.
Pse na ndodhi ky tmerr ne Poste? A ka mundur te parandalohet qe se paku te mos marr permasa kaq te medha? Ne asnje zyre ne drejtorine e Postes nuk eshte respektuar distanca fizike as 30 centimetra!! Deri me tash jane 12 kolege te konfirmuar pozitivisht. Prej tyre edhe familjare, perfshire femije!
Dikush duhet me dhene pergjegjesi per kete tragjedi qe ka ndodh, e po ndodh ne Posten e Kosoves! Kolegeve ju uroj sherim te shpejte jemi me JU.”- ka thënë Hoti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!