Nëna e saj ka treguar se ishte e veshur streçe të zeza, një bluzë kafe dhe këpucë të zeza, gjithashtu mbante një çantë të lehtë blu të hapur me lule, para se të zhdukej.
GREQI– Policia greke në Selanik ka nisur një hetim për zhdukjen e një vajze 10-vjeçare, ku nëna e saj pretendon se mund të jetë rrëmbyer gjatë kthimit të saj nga shkolla në Toumba ditën e djeshme.
Advertisements
Nëna e 10-vjeçares, Markella Verami, ka deklaruar për “Antenna TV” ditën e sotme se një nxënës i shkollës ka treguar se vajza e saj ishte me një grua që e thirri në emër kur fëmijët po dilnin nga shkolla rreth orës 1:30 të enjten.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë autoritetet greke kanë lëshuar gjithashtu një ‘Amber Alert’ duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të dhënë informacion mbi lëvizjet e 10-vjeçares, për të cilën nëna e saj ka treguar se ishte e veshur streçe të zeza, një bluzë kafe dhe këpucë të zeza, gjithashtu mbante një çantë të lehtë blu të hapur me lule.
Advertisements
https://youtu.be/YX3gkB9qfiw
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!