Akullnaja në Itali/ Mbulohet me mushama gjigande

Një mushama gjigande, e bardhë, shpaloset, duke fituar shpejtësi ndërsa mbulon sipërfaqen e madhe të akullit. Vera ka mbërritur dhe akulli alpin po mbrohet në këtë mënyrë nga ngrohja globale.

Advertisements

Në Italinë veriore, akullnaja e Presena-s ka humbur më shumë se një të tretën e vëllimit të saj që nga 1993. Kur sezoni i skisë mbaron dhe teleferikët ndalen, mbrojtësit e saj, përveshin mëngët në përpjekje për të ndaluar shkrirjen e saj duke përdorur mushama të bardha që bllokojnë rrezet e diellit.

Nga rreth 30 mijë metra katror që ajo mbulonte në 2008, kur edhe nisi ky projekt, ekipi tani vendos 100 mijë metra katror nën mushama. Kjo e fundit është një mushama gjeotekstike, që reflekton dritën e diellit, duke mbajtur temperaturën poshtë saj më të ulët se ajo përmbi dhe në këtë mënyrë ruan një sasi më të madhe bore.

Advertisements

Në kufirin mes Lombardisë dhe Trentino Alto Adige, punëtorët shpalosin mushamanë gjigande në një zonë 2700 deri në 3000 metra mbi nivelin e detit. Ata lëvizin në mënyrë metodike, poshtë faqes së malit duke u përpjekur që të mbulojnë çdo pëllëmbë borë, në mënyrë që i nxehti të mos mund të depërtojë nën të.

Më pas, vendosen edhe thasë rëre që pengojnë erën të dëmtojë mbulesën. E pasi mushamaja vendoset, ajo është vështirësisht e dallueshme nga sipërfaqja e bardhë që mbulon. Ka edhe akullnaja të tjera që mbrohen në të njëjtën mënyrë, në Austri, por sipërfaqja këtu në Italinë veriore, është shumë më e madhe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI tha je e shëmtuar, Marjona Metohu i “vërsulet” komentuesit
Artikulli tjetërVala e dytë e covid/ Çfarë është dhe a po vjen ajo?