Aktori tremb Marina Vjollcën, asaj gati sa nuk i thyhet telefoni(VIDEO)

Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Visjan Ukcenaj, ka regjistruar një video kur tremb moderatoren Marina Vjollca.

Advertisements

Visjani afrohet me ngadalë te Marina që ishte ulur në rreshtin e parë të spektatorëve dhe i ulëret, ndërsa moderatorja trembet dhe i bie telefoni nga dora.

“O mortje”, dëgjohet t’i thotë Marina, ndërsa aktori i tregon se është duke regjistruar videon, ndërsa moderatorja i thotë se e ka falur dhe nmund ta fikë videon.

Advertisements

“Të kam falur dhe me thuaj kur të mbyllësh kamerën” i thotë Marina, ndërsa Visjani ia kthen se do ta mbyllë kur të jetë në një distancë të sigurtë.

Pasi largohet pak, Visjani i thotë se e ka fikur videon, ndërsa Marina ngrihet dhe e ndjek me vrap.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGruaja e presidentit te njohur rezulton pozitive me Covid19
Artikulli tjetërKeni planifikuar të shkoni në plazh? Sinoptikanët tregojnë si do jetë moti sot dhe nesër