Ahmetaj merr lopatën, sqeparin dhe zhytet në llaç, SHEFI I MADH e vëzhgon…duart dhe këmisha e bardhë e ministrit “vulos” rindërtimin!

Për t’u bërë njësh me titullin e dikasterit që drejton, ka shkuar sot me kryeministrin për të parë nga afër punimet në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit.
TIRANË- Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë njeriu i shkretë për të rënë në sy, për të patur rreth vetes gjithçka ka dashur e për të qenë gjithmonë i preferuari. Por puna është puna, e si i thotë populli, do edhe sakrifica. E jo dosido…!

Advertisements

E tillë ka qenë edhe dita sot për ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Për t’u bërë njësh me titullin e dikasterit që drejton, ka shkuar sot me kryeministrin për të parë nga afër punimet në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit.


Por ai nuk është mjaftuar vetëm duke parë. Në disa foto të shpërndara vetë nga ai në Facebook, ministri ka marrë në dorë lopatën e ka mbushur me llaç e më pas e ka hedhur në karrocën e punëtorit.

Advertisements


Kryeministri nuk i është bashkuar në këtë paradë të rastit, por ne që e pamë u mrekulluam, si ai vetë.


Urojmë që duart e Ahmetajt sot të jenë po aq të buta si para se të prekte sqeparin, se helbete, ato shkresa ku luhet fati dhe financat e shqiptarëve kërkojnë edhe gishta po aq të fortë. Disa ditë më parë, u vu re që ministri çalonte disi, dhe nuk u kuptua arsyeja.

Le të lutemi që nuk ka qenë ndonjë përvojë si kjo e sotmja. Për më shumë ndiqni fotot dhe lutuni miq, lutuni. Eh çfarë politikanësh kemi…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGra bitësi shqiptar i banesave bur goset, e zbuloi pronari: E njoha nga veshët!
Artikulli tjetër“Drejtoresha ka dhe klinikë private”, Rama i shmanget qytetarit: Spitali i Vlorës ka ndryshuar shumë. Qytetari: Pse nuk e shkarkon nga detyra?