Ditën e sotme, u nda nga jeta eruditi i madh Moikom Zeqo.
Advertisements
Akademiku i shquar mbylli sytë mëngjesin e sotëm në moshën 71-vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë.
Ndërkaq, gazetarja Ola Bruko tregon bisedën e fundit me të, teksa i kishte bërë një ftesë për një bisedë në studio, vetëm disa ditë më parë.
Advertisements
“Disa ditë më parë e telefonava profesorin dhe e ftova në studio për një bisedë…, analiza e tij për ngjarjet në vend kishte gjithmonë vlere!
-“Ah moj Ola, une po iki..,nuk jam fare mirë, nuk mundem të vij” me tha ai..! Më trishtoi pa masë ajo përgjigje, dhe sot me trishtoi shumë ndarja nga kjo jetë e profesorit të nderuar Moikom Zeqo! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të dashurve te tij”, shkruan Ola Bruko!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!