A ‘rrëzohen’ ndërtesat nga tërmeti me magnitudë 4.2? Ja çfarë thotë sizmiologu

Nderkohe qe nata dhe oret e para te mengjesit te sotem jane shoqeruar me te tjera lekundje termeti, pas goditjes me magnitude 4.2 qe shkaktoi jo pak frike edhe ne kryeqytet, sizmiologu Rexhep Koçi thekson se nuk ka fare vend per panik.

Advertisements

I ftuar ne emisionin ”Ditë e Re”, ne Oranews, ai thekson se tërmetet me magnitudë 4.2 nuk janë të një kategorie të tillë që mund të shkundin ndërtesat.

Rexhep Koçi: ”Dje ka pasur që në orët e para të mëngjesit një riaktivizim të zonës së tërmetit të 26 nëntorit. Ka nisur riaktivizimi me një tërmet me magnitudë 3.7. Pastaj ka patur disa pasgoditje të vogla, më tej një periudhë qetësie deri në orën 17:20 është gjeneruar një tërmet me magnitudë 4.2.”

Advertisements

”Shqipëria është vend me aktivitet sizmik, por zona që ne po flasim sot është goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, dhe periudha që kemi jetuar nga 26 nëntori e deri më sot ka qenë një periudhë post tërmetore që ka gjeneruar tërmete të mëdhenj në numër por të vegjël përsa i përket fuqisë.”

”Tërmeti është regjistruar në orën 17:20, ka qenë në zonën e Ishmit në afërsi të fshatit Kuraten, me një thellësi të vogël 6 kilometër. Ne nuk i konsiderojmë tërmetet me magnitudë 4.2 si tërmete që mund të shkundin godinat. Është e vërtetë që njerëzit e kanë përjetuar keq atje tërmetin e 26 nëntorit sepse pati viktima, dëme të shumta, por tërmeti i djeshëm nuk ishte i ishte i asaj kategorie.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga matja e temperaturës deri te numri i personave në tavolinë, ja masat e reja për plazhet
Artikulli tjetërTërmeti i fortë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda