Brenda 24 orëve të fundit, nga 260 teste të kryera kanë rezultuar me koronavirus 13 qytetarë. Kështu, numri total i të infektuarve në vendin tonë rritet në 946.
Advertisements
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të 13 rastet e reja janë të konfirmuara në qytetin Durrësit. Tashmë numri total në këtë qytet shok në 30. Në Durrës janë marrë 37 tamponë prej të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19.
Po ashtu mësohet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë nga vatra ekzistuese e fasonerisë dhe të tjerët janë raste kontakti, pra familjarë apo të afërm të tyre.
Siç mund të kuptohet, në kryeqytet nuk është regjistruar asnjë rast i ri ndërsa burime thonë gjithashtu se në Krujë u bënë 82 teste të cilët po ashtu dolën negativë për Covid-19.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!