Vendi hapet në 1 Qershor, por ja si janë rregullat e lëvizjes për këtë fundjavë

Kjo eshte fundjava e fundit e kufizimeve, per zonat e kuqe, qe do te ndaloje levizjen e automjeteve mes zonave. Nderkohe qe te henen, do te jete edhe hapja e madhe, pa kufizime ne vend perjashtuar vetem disa aktivitete dhe trasnportin publik.

Advertisements

Ka qene Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu qe dje në një komunikim për mediat ka bërë të ditur se në fundjavë hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset do të jenë të hapura.

Pavarësisht hapjes, ministrja Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të mos shmangin masat e miratuara t’iu ruajtur ekspozimit ndaj infeksionit COVID-19.

Advertisements

Gjithashtu Manasatirliu theksoi se lëvizja e makinave nga zonat e kuqe për në zonat e gjelbërta është e ndalur edhe këtë javë.

“Ndaj një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë duke thyer rregullat në një kohë kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij, në një kohë që çdo grumbullim, lëvizje dhe destinacion nëse konsiderohet jo i domosdoshëm të vlerësohet për t’u kryer në kohë apo forma të tjera të komunikimit.

Në fund të këtij komunikimi, ju informoj se duke filluar nga nesër, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjëlbërta. Edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dy javore, nuk do të lejohet levizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave. Për të gjithë vendin plazhet do të hapen sipas rregullave të mësipërme”, tha Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRreziku nga vala e dytë e koronavirusit, ja paralajmërimi i virologut gjerman
Artikulli tjetër“Në shtator-tetor i gjati do të fillojë izolimin për të trembur njerëzit”, habit Alfred Cako: Do na vaksinojnë me zor