Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e kinemasë “Maks Velo” në zonën e Laprakës në kryeqytet, që ka marrë emrin në nderim të arkitektit të njohur, Maks Velo, që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Advertisements
Rama shkruan se Velo u nda nga jeta pas një rrugëtimi “vetmitar me ambicie e inate të mëdha”.
“Emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin “Ylli i Kuq” dhe rilindi me emrin “Maks Velo”, si një shembëlltyrë jetës së ndarë më dysh dhe vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar…”, shkruan mes të tjerash Rama.
Advertisements
Postimi i plotë:
Maks Velo u nda nga kjo jetë pak kohë më parë, pas një rrugëtimi vetmitar, plot ëndrra e pasion krijues, me ambicie e inate të mëdha, shfaqje ekstravagante të lirisë individuale, si kur përfundoi në ferrin e të mallkuarve të komunizmit dhe si kur u kthye nga ai ferr në xhunglën e tranzicionit shqiptar, me të njëjtën fuqi për t’i mbijetuar dyndjes së re të barbarisë kulturore, herë si pëllumb e herë si skifter, duke lënë pas një thesar kujtimesh tek miqtë e armiqtë e tij dhe një emër të dallueshëm në historinë e artit e të kulturës shqiptare
Emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin “Ylli i Kuq” dhe rilindi me emrin “Maks Velo”, si një shembëlltyrë jetës së ndarë më dysh dhe vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!