Turqia do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë, duke filluar që nga data 23 maj.

Advertisements

Ky vendim, siç tha Erdogan, është marrë në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa vendi do të kremtojë Festën e Fitër Bajramit.

Duke folur pas takimit të kabinetit qeverisës, Erdogan po ashtu tha se shkollat nuk do të rihapen gjatë këtij viti akademik, duke shtuar se mësimi në shkolla do të nisë në shtator, në vitin e ri akademik.

Advertisements

President turk po ashtu tha se xhamitë, nga 29 maji do të rihapen për besimtarët për të kryer lutjet e mesditës dhe pasdites.

Erdogan po ashtu njoftoi se personat e bu rgosur, që janë dërguar në burg shtëpiak – si pjesë e masave kundër koronavirusit – do të qëndrojnë në bu rg shtëpiak edhe për dy muaj.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 149,000 raste me koronavirus dhe mbi 4,100 të vd ekur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPalestrat qëndrojnë mbyllur/ Nuk ka ende asnjë datë për mjediset e mbyllura
Artikulli tjetërFotot që po “çmendin” rrjetin, duhet t’i shikoni dy herë për t’i kuptuar (FOTO)