Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa ka falenderuar sot personalisht ambasadorin e BE në vendin tonë, dhe gjithë delegacionin në Tiranë, përfshirë miqtë në Bruksel për mbështetjen e madhe për Shqipërinë edhe në këtë situatë pandemie, ka tërhequr vëmendjen nga rreziku i madh që na kanoset të gjithëve.
Advertisements
Sipas tij, sot në këtë kohë të luftës me armikun e padukshëm, rrezikohemi nga lëshimi në liri, duke harruar dhe injoruar virusin.
“Jemi të rrezikuar nga injoranca, papërgjeshmëria dhe mungesa e durimit, nga teoritë se virusi është komplot ndërkombëtar dhe grip I zakonshëm dhe jo më larg se para se të vija këtu lexoj se në Korenë e Jugut janë mbyllur të gjitha baret dhe restorantet, pas shtimit të rasteve të reja. Ne nuk do të mbyllemi nga frika, por duhet të shmangim rimbylljen nga papërgjegjshmëria dhe injoranca.”- tha ai.
Advertisements
Sipas Rames, edhe në ditët më të zymta të karantinës, “kemi qenë në kontakt dhe asnjë ditë delegacioni dhe njerëzit në Bruksel nuk kanë munguar të na jenë pranë për plane dhe programet e rindertimit”.
“E di qe fjala me e urryer për shqiptarët sot është durim por më e domosdoshmja është durim, pasi rindërtimi është masterplan me mijëra detaje dhe jo fjalë goje”- tha ai, duke garantuar se punet do te cohen perpara.
Duke folur per ndihmen ne ekonomi, Rama njoftoi se “pas disa diskutimesh me komisionerin për zgjerim, presidentin e këshillit dhe komisionit kemi marrë aprovim në parim për të përfshirë edhe BQE në këtë ndihmë mes një ndërvperimi mes BSH dhe bankave kombëtare të rajonit dhe Bankës Evropiane për të lehtësuar procesin që ka të bëjë me financimin e ekonomisë, financimin e vendeve në kushtet kur vendet jashtë BE e kanë të vështirë të dalin në tregjet e kapitaleve dhe të balancojnë goditjen e jashëtzakonshme që ka marrë ekonomia”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!