Vijon që të trazojë ujërat, lajmi i publikuar fillmisht në Faxweb.al se Mira Kazhani dhe Bieta Sulo figurojnë të punësuara në Ujësjellës Kanalizime të Tiranës, dhe marrin rroga të majme për realitetin shqiptar. Së fundi ka qenë Edison Ypi ai që ka bërë një koment pikant në drejtim të Kazhanit, të cilës i kërkon që të tregojë më në fund se çfarë është, portaliste apo blogistem adhuruese eurosh apo simpatizante bordhes.
Advertisements
“Mira Kazhani duhet të qartësojë çfarë është; Komuniste, portaliste, blogiste, qeflie leku, qeflesh rrogash, adhuruese eurosh, simpatizante bordesh, hidraulikse, kanaliste, tubiste, pompiste, vaditëse, ujitëse, ujësjellëse, ujëndjellëse, ujërrjedhëse, ujëhedhëse, ujëhapëse, ujëmbyllëse, ujështrydhëse, ujëpirëse, ujëthithëse, asnjëra, disa, apo të gjitha”, shkruan Ypi në komentin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kazhani dhe Sulo, ishin pjesë e borderove në UKT, duke marrë rrogë për këshilltare ekonomie dhe specialiste, pa e kuptuar asnjëherë lidhjen që mund të kenë me këto dy fusha, me nevoja jetike për qytetarët e Tiranës. Vetë moderatorja dhe gazetarja kanë preferuar që të mos përgjigjen publikisht pasi gjithçka iu zbulua, ama Sulo tha dje se ajo shkonte në punë, dhe ata që e komentonin ishin njerëz që rrinin në divan dhe nuk bënin asgjë.
Advertisements
Nga ana tjetër Kazhani për të na treguar varfërinë e saj, postoi një pjatë me fasule, që edhe atë e kishte marrë nga interneti, për të na treguar se ajo ha vetëm groshë. Faxweb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!