Si të elímínoni barkun në mënyrë të shpejtë?

Ju ndodh shpesh të merrni kilogramë vetëm në zonën e barkut? Nuk jeni të vetmit! Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni. Nëse vërtet dëshironi t’i hiqni ato kilogramë të tepërta, ka disa gjëra që mund të bëni. Së pari duhet të ndiqni një dietë të pasur me fibra, vitamina dhe të pini sa më shumë ujë.

Advertisements

Vetëm kujdesi ndaj dietës nuk mjafton për të arritur rezultatet e dëshiruara. E mira është që këtë dietë ta kombinoni me ushtrime për abdominalet dhe t’i kryeni disa herë në javë ose çdo ditë nga pesë minuta.

Perimet s’duhet të mungojnë kurrsesi në dietën tuaj/ Sekreti i një diete që do t’ju ndihmojë të eliminoni barkun është të jetë e pasur me perime. Perimet duke qenë të pasura me fibra dhe ujë, stimulojnë urinimin dhe eliminojnë toksinat e tepërta. Përveç kësaj, ato do të nxisin aktivitetin e rregullt të zorrëve, që do të ulë fryrjen e barkut.

Advertisements

Mos anashkaloni ujin/ Uji gjithashtu ka një rol thelbësor. Pirja sasisë së duhur të ujit dhe çajrave bimorë jo vetëm që stimulon urinimin, por ndihmon edhe në pastrimin e trupit. Dy filxhanë çaji me xhenxhefil dhe limon në ditë do të jenë të mjaftueshëm për të ulur barkun dhe për t’ju ndihmuar me tretjen.

Kini kujdes edhe me ushqimet/ Ushqimet që duhen shmangur janë ato të pasura me yndyrna shtazore dhe karbohidrate komplekse. Gjithmonë zgjidhni të konsumoni mish të freskët (mundësisht të bardhë), vaj ulliri ekstra të virgjër, limon dhe erëza. Për sa i përket karbohidrateve, shmangni miellin e bardhë shumë të përpunuar dhe zëvendësojeni me miell integral ose misri.

Ushtrohuni/ Për të hequr qafe barkun tuaj në një kohë të shkurtër është e rëndësishme të bëni edhe ushtrime barku. Idealja është që t’i bëni çdo mëngjes, përpara se të hani mëngjesin. Do t’ju duhen më pak se pesë minuta në ditë për të patur rezultate të dukshme më vonë, pa qenë e nevojshme të kaloni orë të tëra në palestër. Provoni pilates ose yoga, janë perfekte për të djegur yndyrën në zonën e barkut./Class

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeti kthehet përmbys në mes të rrugës, plágoset shoferja (Fotot)
Artikulli tjetërNjë lajm shpresdhënës nga rusët: Mbi 30°C, koronavirusi ndalon së infektuari