Shpërthen Etna! Re hiri në formë zemre

Ka marrë fund izolimi, edhe pse nuk kishte hyrë kurrë në fuqi, edhe për Etnën.

Advertisements

Vullkani në Itali ka bërë që të ndjehet fuqia e tij, para sicilianëve, me re hiri të nxjerra nga krateri i tij. Por, këtë herë, retë që janë krijuar sipër malit të Etnës, kanë patur një domethënie të ndryshme: mbi krater është shfaqur një zemër. Ose më saktë, të gjithë donin ta shikonin atë si një re tymi në formë zemre, një sinjal shprese ky pas javësh izolim të detyruar në të gjithë Italinë, për shkak të koronavirusit.

Bëhet fjalë sidoqoftë për një episod të shkurtër po intensiv aktiviteti në kraterin e Etnas. Ky i fundit është një vullkan aktiv në bregun lindor të Sicilisë dhe gjendet mbi kufirin e pllakave afrikane dhe euroaziatike. Është po ashtu edhe vullkani aktiv më i lartë në Evropë dhe maja më e lartë në Italinë e Jugut. Mali Etna është një nga vullkanët më aktivë në botë dhe është thuajse në gjendje konstante aktiviteti. Ai është edhe pjesë e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Koronavirusi u bë per kontrollin e njerezimit, pas saj f.shihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani
Artikulli tjetërModë apo çmenduri? Foto që tregojnë dështimet spektakolare