Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që i mbron krejtësisht mushkonjat nga infektimi me malaria, e duke qenë se kjo sëmundje përhapet pikërisht nga pickimi i tyre, atëherë mbron dhe njerëzit.
Advertisements
BBC thotë se zbulimi i bujshëm është bërë nga një ekip nga Kenia dhe Britania e Madhe. Sipas këtij ekipi, rezultatet e këtij studimi dëshmojnë një potencial mjaft të madh për të kontrolluar sëmundjen. Mikrobi që bllokon malarien quhet Mikrosporidia MB dhe u gjet gjatë studimit të mushkonjave në Liqenin Viktoria në Kenia. Ky mikrob jeton në zorrët e insektit.
Shkencëtarët thanë se asnjë mushkonjë me këtë mikrob nuk kishte parazitin e malaries. Ata janë befasuar edhe vetë nga kjo gjetje, të cilën nuk e prisnin. Më shumë se 400 mijë njerëz vdesin çdo vit nga malaria dhe pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë nën pesë vjeç.
Advertisements
Edhe pse insekticidet dhe rrjetat mbrojtëse kanë pasur sukses, në luftën kundër kësaj sëmundjeje nevojiten edhe mjete të tjera. Që të funksionojë përdorimi o Mikrosporidia MB, duhet që në një rajon të rrezikuar nga malaria, me këtë mikrob të infektohen të paktën 40% e mushkonjave.
Top Channel
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!