Shemben ‘pa zhurmë’ dy vilat e fundit otomane në Tiranë. Mësohet se njëra ka qenë në pronësi të familjes Toptani dhe ishte shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që prej vitit 1987. Pritet që këto pronat të ndërtohet një pallat.
Tiranë- Gjatë kësaj periudhe pandemie janë shembur “pa zhurmë” dy vilat e fundit të periudhës otomane, të cilat ndodheshin në qendër të Tiranës, në Rrugën “Tefta Tashko Koço”. Mësohet se një prej vilave, ajo e Abi Toptanit ishte shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që prej vitit 1987. Por tashmë vizatimet në letër, do të jenë të vetmet që vërtetojnë ekzistencën e vilës së Abdi Toptanit, vendimi për prishjen e së cilës edhe pse një monument kulture i mbrojtur nga shteti nuk dihet si është dhënë. Exit News shkruan se këto dy vila janë shembur me qëllimin që aty të ndërtohet një pallat.
Advertisements
Advertisements
Po kështu, dy vilat kategorizoheshin si ndër modelet më tipike të shtëpive tradicionale tiranase, ndërtuar në një prej rrugëve të të njohura të qytetit dhe të banuara historikisht nga familjet e vjetra tiranase. Për këto shembje, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!