Gjermania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Advertisements
Gjermania raportoi sot 933 raste të reja të koronavirusit në vetëm 24 orë, sipas Institutit Robert Koch, agjensia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Kjo është një rritje dramatike nga 357 rastet e raportuara vetëm një ditë më parë. Ajo sjell gjithsej rastet kombëtare në 170.508 raste, tha instituti.
Advertisements
Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani ka qenë mbi 1 për tre ditët e fundit radhazi, tha instituti.
Një normë prej 1 do të thotë që mesatarisht, çdo person i infektuar po infekton një person tjetër, transmeton lajmi.net.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar më parë se nëse numri – i njohur edhe si vlera R0 – rritet mbi 1, sistemi shëndetësor i vendit përfundimisht do të tejkalohej.
Instituti tha se është shumë herët për të treguar nëse virusi po rritet përsëri për shkak të paqartësive statistikore. /Lajmi.net
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!