Reforma Zgjedhore/ Presidenti Meta: Mezi pres që palët të mbajnë fjalët , por ja ku do vërtetohet serioziteti i tyre

Presidenti Ilir Meta, tha se pret që palët të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me konsensus më 31 maj Reformën Zgjedhore.

Advertisements

Në daljen e përjavshme për mediat, Kreu i Shtetit u shpreh se megjithatë, serioziteti i palëve, do të duhet të verifikohet nga zgjedhjet në terren.

“Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në 31 maj të përmbyllin me konsensus në këtë tryezë të këshillit politik të gjitha ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE por edhe partnerët e tjerë dhe menjëherë si President do ti firmos ndryshimet sapo të vijnë që të japim një lajm të mirë të paktën nga Tirana, për qytetarët por sidomos për partnerët. Por serioziteti i tyre duhet te verifikohet nga zgjedhjet ne terren”, tha Meta

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“O doktor o doktor”, Pipero tregon pyetjen e çuditshme që i bënë dy vajza në rrugë
Artikulli tjetër“A e shikoni çfarë mamaje është”, Ardi Veliu i bën gjyqin publik nënës së 15-vjeçarit që dhùnoi policia