Rasti i parë me koronavirus në Librazhd, infektohet një shitës në treg

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në qytetin e Librazhdit.

Advertisements

Sipas burimeve, i infektuari është një shitës në treg, por nuk dihet se si është prekur nga COVID-19 pasi Librazhdi është zonë e gjelbër dhe nuk ka patur raste të tjera.

Shqetësim mbetet fakti se ky person ka patur shumë kontakte me njerëz të tjerë pasi ka lëvizur i lirë.

Advertisements

Ka qenë vetë shitësi që ka telefonuar 127 pasi ka shfaqur simptomat, ndërsa tashmë edhe Librazhdi hyn në hartën e qyteteve të infektuar në Shqipëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE shtuna nis me diell, por mos u genjeni, ja çfarë pritet nga mesdita
Artikulli tjetër31-vjeçari poston ‘selfie’ nga spitali(fotot)