Ish-zv ministri i Arsimit dhe epidemiologu Taulant Muka i ka bërë thirrje qytetarëve, që pavarësisht hapjes të respektojnë rregullat e distancimit fizik, higjienën dhe të evitojnë grumbullimet.
Advertisements
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se disa shtetet si India, Arabia Saudite, Katari, Meksika, Indonezia dhe Kuvajti me temperatura mbi 30 gradë, në këto momente kanë një rritje të rasteve Covid.
Gjithashtu, Muka i bën thirrje qeverisë të forcojë kapacitetet diagnostikuese dhe testuese, pasi duhet të evitohet një mbyllje e vendit gjatë verës.
Advertisements
‘Bangladeshi, India, Arabia Saudite, Katari, Meksika, Indonezia, Kuvajti- te gjitha shtete me temperatura mbi 30 grade, por qe ne momentin qe po flasim kane nje rritje te rasteve Covid. Ju lutem qytetareve respektoni rregullat e distancimit fizik, higjenen dhe evitoni grumbullimet! Shteti te bej detyren e vete dhe te forcoje kapacitetet diagnostikuese dhe testuese, si dhe te pajis personelin mjekesor me masat mbrojtese! Duhet te evitojme nje mbyllje te vendit, e per me teper gjate veres’, shkruan Muka.
Kujtojmë që në Shqipëri po vijon kurba e lartë e infektimeve, pasi ditën e djeshme janë regjistruar 23 raste të reja me Covid, duke e çuar në 1099 numrin e të prekurve në total.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!