Qentë po bëheshin ushqim për njerëzit, ja si u zbuluan (FOTO)

Me dhjetëra qen, të rritur për t’u kthyer në ushqim për njerëzit, janë shpëtuar nga një fermë në Hongseong, në Korenë e Jugut, nga shoqata Humane Society International.

Advertisements

Fermeri ishte bindur për të hequr dorë një herë e përgjithmonë nga rritja e qenve, të cilët ktheheshin në ushqim më pas për njerëzit. Ishte parashikuar që qentë të shpëtoheshin në fillim të muajit mars, por nuk u realizua për shkak të shpërthimit të pandemisë, ndërsa tashmë ata iu morën fermerit dhe u vendosën përkohësisht në një tjetër ambient.

Pas kontrolleve veterinare dhe heqjes së masave që ndalojnë lëvizjen për shkak të pandemisë, qentë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Advertisements

Prej më shumë se 40 vjetësh, Nakseon Kim, merrej me rritjen e qenve, por mes kundërshtimeve për vrasjen dhe ngrënien e qenve nga shumë organizata, ai u bind të hiqte dorë nga qentë e tij, shkruan a2cnn.

“Mund të duket e çuditshme, por unë fillova të rrisja qenë pasi ata më pëlqenin. Megjithatë, mishi i tyre nuk është i preferuari për mua. Unë kisha disa qen dhe nisa t’i shtoja ata, kur arrita 20 apo 30, fillova të shisja”, është shprehur Kim, i cili tashmë do të merret me kultivimin e perimeve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFotot nga protesta sot te sheshi “Skënderbej”/ Momentet e tensionimit të Shoqërisë Civile, një grua transportohet me ambulancë
Artikulli tjetërI pl agosur apo i sëmurë?/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Ambulanca merr me barelë një person, i shtrirë në tokë pa ndjenja