Prishja e Teatrit/ Aktori Liçaj: Nën rrënoja kanë mbetur dy “kufoma”

Për aktorin e njohur, Neritan Liçaj, shembja e Teatrit Kombëtar ka bërë që të vdesë edhe një pjesë e tij. Në Facebook, ai shkroi se do të donte të mbyllte sytë për një çast, e kur t’i hapte Teatri Kombëtar të ishte sërish aty.

Advertisements

Ai ka qenë pjesë protestave dhe qëndresës për mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar, ndërsa u shoqërua në Komisariat, ku ka qëndruar disa orë, e më pas u lirua për t’u rikthyer më pas sërish në protestë.

Postimi i plotë i aktorit:

Advertisements

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërish aty.

Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë!

Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare. Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kërmëzimi i dy kufomave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapet sot biznesi – rekord i shqiptarëve, priten falimente në masë
Artikulli tjetërItalia hap kufijtë me 3 qershor, Conte nxjerr dekretin: Ja në cilat shtete do të udhëtohet